Vranë dhe dogjën nënë e bir/ 35 vite heqje lirie për 32-vjeçaren! Burg përjetë për të dashurin e saj

13/10/2020 12:08

Vlorë- Kasem Pirjasi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Vlorës ndërsa e dashura e tij Hysnie Hoxhallari është dënuar me 35 vjet heqje lirie.

Ky vendim është dhënë për shkak se ata akuzohen për vrasjen dhe më pas djegien e burrit të Hysnie Hoxhallarit dhe vjehrrës së saj.

Kujtojmë se lidhja jashtëmartesore mes dy të dënuarve dyshohet se ka çuar në krimin e dyfishtë të ndërmarrë nga nusja e shtëpisë 32-vjeçare në bashkëpunim me të dashurin e saj nga Fieri.

Ngjarja makabër ndodhi ne vitin 2018 në lagjen “24 Maji” teksa 73-vjeçarja Salke Hoxhallari dhe djali i saj 43 vjeçar, Olsi Hoxhallari u gjetën të vdekur me shenja  dhuna dhe të djegur në banesën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA