Tekniku i Kombëtares Angleze, Gareth Southgate ka dhënë deklaratë për media pas ndeshjes kundër Belgjikës, në të cilën “Tre Luanët” e fituan me rezultat të ngushtë 2:1. Përveç analizës së ndeshjes dhe urimeve të lojtarëve, Southgate ka përmendur edhe rikthimin e tifozëve nëpër stadiume.

Që prej mbylljes së futbollit në Angli për shkaqe të pandemisë Covid-19, tifozët ende nuk janë kthyer në stadiume dhe kjo gjë sipas Southgate është duke ndikuar shumë tek lojtarët dhe klubet.

Në ndeshjen ndaj Wales, Anglia arriti të siguronte një fitore të bindshme me rezultat 3:0 ku debutoi sulmuesi i ri Dominic Calvert-Lewin me gol në minutën e 26’. Tekniku i Anglisë foli edhe për këtë gjë ku e lavdëroi Calvert-Lewinin dhe shtoi se debutuesi edhe pse shënoi golin e parë për kombëtare nuk kishte se me kë të festonte.

“Këto janë momente ku të gjithë luftojmë për to. Tifozët na mungojnë shumë, atmosfera të cilën e bëjnë, nuk është gjë e mirë nëse nuk e ke faktorin kryesor për të festuar.

Niveli i lojës është më i lartë nëse fansat janë pjesë e tyre në stadiume. Ne jemi duke shpresuar që të ndodhë një rikthim sa më i shpejtë i tyre,” tha Southgate.

“Mund ta merrni shembull lojën kundër Wales-it. Për Calvert-Lewin ishte loja e parë me “Tre Luanët” dhe po ashtu ai arriti që pas 26’ minutash lojë të shënonte. Kjo që bëri ai në paraqitjen e parë duhej të festonte me tifozët, ta ndante gëzimin me familje por për shkak të Covid-19 ai nuk mund ta bënte atë gjë. Duhet që tifozët të rikthehen sa më shpejtë, futbolli po e humb kënaqësinë që e ka, ndeshjet nuk janë atraktive për shikuesit,” tha ai.

Në Angli është duke qarkulluar një peticion ku po kërkohen sa më shumë nënshkrime në kuadër të rikthimit të tifozëve në stadiume , dhe pritet që të rishikohet nga qeveria Britaneze dhe në fund të merret një vendim i kënaqshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA