Tragjike/ Var veten tek dhoma e gjumit, ndërron jetë 13-vjeçarja

13/10/2020 22:06

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Britaninë e Madhe.

Mediat vendase shkruajnë se nxënësja 13-vjeçare Chantelle Jones, është gjetur e varur në dhomën e gjumit në shtëpinë e saj në Wrexham.

Sapo mësuan për ngjarjen, ambulanca u nis menjëherë për në vendngjarje, por ishte tepër vonë, pasi vogëlushja kishte ndërruar jetë. Mbi vdekjen e Chantelle miqtë dhe të afërmit e saj kanë bërë homazhe të vazhdueshme këto ditë dhe e kanë përshkruar vajzën si një person të mrekullueshëm e me potencial të madh.

“Ishte një vajzë shumë e bukur, e sjellshme dhe e mbarë. Ajo kishe një shpirt dhe karakter të admirueshëm, një potencial shumë t madh. Shkolla jonë do të ndjej një mungesë të madhe”, tha një nga mësuesit e vajzës.

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet që çuan vogëlushen t’i jepte fund jetës, por policia ka nisur një hetim mbi rastin.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA