“Tërhiqni mbrapsht Oruç Reis”/ DASH thirrje Turqisë: Jepini fund provokimeve!

13/10/2020 17:02

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pasi rinisi misioni kërkimor i anijes Turke në Mesdheun lindor, duke i bërë thirrje Turqisë që t’u japë fund “provokimeve të vazhdueshme” në Mesdheun Lindor.

Në një deklaratë të lëshuar nga DASH dhe të shpërndarë zëdhënësja Morgan Ortagus ata dënojnë përdorimin e Navtex dhe i bëjnë thirrje Turqisë që t’u japë fund sfidave, në mënyrë që të niset një dialog me Greqinë.

“Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë njoftimin e Turqisë për të rifilluar aktivitetin e saj kërkimor në zonat në të cilat Greqia mban gjithashtu juridiksionin në Mesdheun Lindor. “ u shpreh Ortagus.

“Shtrëngimet, kërcënimet, dhe veprimtaria ushtarake nuk do të zgjidhin tensionet në Mesdheun Lindor. Veprimet e njëanshme nuk mund të krijojnë besim dhe nuk do të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme. Ne e nxisim Turqinë t’i japë fund kësaj sfide dhe të lejojë fillimin e bisedimeve me Greqinë”, bëri thirrje zëdhënsja e DASH.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA