Që kur Qiproja Veriore vendosi të rihapë një plazh të braktisur që nga konflikti në këtë ishull në vitin 1974, ngjarja u pasur nga debate dhe deklarata të ashpra. Dhe për të parën herë në 46 vite, publiku u lejua të shkelte në plazhin e Varoshës, në pjesën e Qipros Turke në veri të ishullit.
Varosha është hapur vetëm për turko-qipriotët dhe shtetasit turq, ku Qiproja e Veriut, është një shtet që njihet vetëm nga Turqia, ndërsa forcat politike në Qipro e konsiderojnë këtë akt të Ankarasë si një pushtim të ri të ishullit pas atij të 1974.
Prandaj edhe tentativa e disa qytetarëve greko qipriotë të cilën thanë se po ktheheshin në ato që janë shtëpitë e tyre, nuk është pritur mirë nga
Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC), që i quajti këta të fundit “grupe fashiste”.
Përmes një deklarate, Zëvendës Kryeministri i saj dhe Ministria e Punëve të Jashtme nënvizuan se “një incident ndodhi mbrëmjen e së dielës nën vëzhgimin e policisë greko-qipriote. Duke vënë në dukje se reagimi i papërshtatshëm nga policia ka inkurajuar grupet fashiste të ndërmarrin veprime nxitëse kundër palës turke, aty theksohej se “provokimet fashiste këtë radhë nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar”.
“Ministria jonë kontaktoi me Forcën Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Qipro për të nxitur Administratën Greke të Qipros Jugore të marrë masat e nevojshme për të mbajtur grupet ekstremiste larg kalimeve kufitare”, vazhdon deklarata.
Banorët greko-qipriotë të Varoshës, u larguan kur trupat turke avancuan në 1974, kur Turqia pushtoi pjesën veriore pas një grushti shteti të mbështetësve të bashkimit me Greqinë. Zona u vendos nën kontroll ushtarak turk dhe u izolua duke u lënë të rrënohet nga koha.
Top Channel