Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Seria A, sipas kalendarit, do të rikthehet në fundjavë në kuadër të javës së katërt, pas shkëputjes si rrjedhojë e ndeshjeve të Nation League. Ndeshja më e madhe është pa dyshim derbi i Madonninas mes Milanit dhe Interit, por në kampionatin elitar italian ka rënë hija e COVID-19.
Duke nisur nga 14 lojtarët e Genoas, ende pozitivë (për shkak të Koronavirusit u shty ndeshja me Torinon), numri i futbollistëve ende të infektuar (të konfirmuar) me COVID-19 është 29.
Kuptohet që klubi më i goditur është Genoa, por nuk mbetet shumë pas Interi, që pikërisht para derbit do të ketë plot 7 mungesa për shkak të Koronavirusit, ndërsa në radhët e Milanit kanë mbetur pozitivë vetëm dy elementë.
Lista e lojtarëveve me COVID-19
Atalanta: Marco Carnesecchi.
Genoa: Valon Behrami, Davide Biraschi, Petar Brlek, Francesco Cassata, Domenico Criscito, Mattia Destro, Lukas Lerager, Darian Males, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Marko Pjaca, Lasse Schone, Miha Zajc, Davide Zappacosta.
Hellas Verona: Antonin Barak, Koray Gunter.
Inter: Alessandro Bastoni, Milan Skriniar, Radja Nainggolan, Roberto Gagliardini, Ionut Radu, Ashley Young.
Milan: Leo Duarte, Matteo Gabbia.
Napoli: Piotr Zielinski, Eljif Elmas.
Roma: Amadou Diawara
Spezia: Riccardo Marchizza.
Top Channel