Në Rusi shënohet numri më i lartë i rasteve ditore me koronavirusin që nga fillimi i pandemisë.
endra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 13.868 raste të reja në 24 orët e fundit, numri gjithsej i rasteve ka arritur në 1.326.178, ndërsa me 244 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 22.966. Shifrat e rasteve ditore në vend vazhdojnë prej tre ditësh të jenë mbi 13 mijë.
Ndërkohë vend numri i të shëruarve ka arritur në 1.031.785 me 7.550 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1 për qind është rritur sërish në 1,1 për qind dhe tek 28,1 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Numri i testeve tejkalon 51,3 milionë
Në 24 orët e fundit, numri i personave të infektuar në kryeqytetin Moskë me 4.618 raste të reja arriti në 339.431, ndërsa me 58 vdekje numri i viktimave në 5.687.
Shërbimi për Mbrojtjen e Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 172 mijë teste, ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 51,3 milionë.
Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Dje numri i rasteve në vend arriti në 13.592, ndërsa me 11 tetor në 13.634.
Në Rusi më 1 shtator filloi viti i ri shkollor dhe brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe distancimit fizik.
Top Channel