Ramos

Lajmi që vjen nga Spanja është jo pak i bujshëm, edhe pse kur bëhet fjalë për merkaton në fazë tratativazh apo aq më pak dëshirash, gjithçka duhet marrë me një farë rezerve. Tratativat mes Realit të Madridit për rinovimin e Sergio Ramos, që i skadon akordi në 30 qershor të 2021, kanë ngecur dhe situata është serioze.

Nga ana e ‘Los Blancos’ madje ende nuk ka shkuar asnjë ofertë në drejtim të mbrojtësit. Në këtë pikë, është e lehtë të imagjinohet se Sergio Ramos po shikon përreth për të mos u gjendur i papërgatitur në kërkim të një sistemimi për të ardhmen. Janë dy klubet që kanë lëvizur që tani duke nisur kontaktet me stafin që menaxhon mbrojtësin, Juventus dhe Paris Saint Germain.

Bardhezinjtë madje i kanë bërë edhe një ofertë lojtarit, edhe pse bëhet fjalë për një operacion shumë të kushtueshëm, nëse merr në konsideratë se Sergio Ramos aktualisht ka një pagë prej 12 milionë eurosh në vit. Një shifër që është shumë e vështirë kjo të arrihet për një klub si Juventusi që ka edhe për momentin në grup shumë lojtarë me paga që konsiderohen tepër të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA