Qyteti në Kinë teston 9 milionë banorë në 5 ditë

13/10/2020 01:32

Qyteti kinez i Qingdao-s po teston të gjithë popullatën e tij prej nëntë milionë banorësh për Covid-19, brenda nje përiudhe prej pesë ditësh. Testimi masiv vjen pas zbulimit të dhjetëra rasteve të lidhura me një spital ku trajtoheshin pacientë me koronavirus të ardhur nga jashtë.

Në maj, Kina testoi të gjithë qytetin e Wuhanit, me 11 milionë banorë dhe epiqendrën e pandemisë globale. Vendi e ka vënë virusin nën kontroll tani. Dhe kjo është në kontrast me pjesët e tjera të botës, ku ka ende shifra të larta infektimesh dhe kufizime në masa të ndryshme.

Në një deklaratë të postuar në mediat sociale kineze, komisioni i shëndetësisë i bashkisë së Qingdaos, tha se gjashtë raste të reja dhe gjashtë raste asimptomatike ishin zbuluar.

Të gjitha ato të lidhura me të njëjtin spital. Autoritetet kineze kanë tani një strategji testimi masiv edhe nëse një vatër e re koronavirusi, ndonëse e vogël, shfaqet. I gjithë qyteti tani do të testohet brenda pesë ditësh. 114862 persona, përfshirë stafin mjekësor dhe pacientët e shtruar së fundmi në spitalet e qytetit, kanë rezultuar ndërkohë negativë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA