I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak viziton Prishtinën e pas saj Beogradin, lëvizje këto që janë përkthyer si shenjë e interesimit të bllokut europian për të përshpejtuar dinamikën e bisedimeve mes dy vendeve.

Zyrtarë të BE-së thonë se dy ndalesat e tij synojnë “zhbllokimin e çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Mësohet se në Prishtinë, Lajcak do të zhvillojë takime me kryeministrin Avduall Hoti e liderë të tjerë politikë. Të martën bisedon me Hotin e kryeparlamentaren Vjosa Osmani, ndërsa të mërkurën ka takime me presidentin, Hashim Thaçi e udhëheqës të partive politike.

Dialogu i rinisur mes shumë përpjekjesh në Bruksel hasi sërish në një tjetër ngërç: atë të Asociacionit. Hoti disa herë e ka përsëritur se nuk do të pranojë të negociojë mbi këtë çështje, të cilën Serbia nga ana tjetër e paraqet si kusht për vazhdimin e bisedimeve.

Ekspertë në Kosovë mendojnë se Beogradi e përdorë çështjen e Asociacionit për ta bllokuar procesin përsëri, e vizita e Lajcakut, sipas tyre, mund të ketë për qëllim t`I bëjë presion palëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA