Nuk ka paqe! Rritet numri i viktimave në Nagorni-Karabaku

13/10/2020 18:12

Armenia dhe Azerbajxhani vazhduan të akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e një armëpushimi humanitar të rënë dakord tre ditë më parë për t’i dhënë fund luftimeve në Nagorni-Karabaku dhe grupet ndërkombëtare po paralajmërojnë një krizë humanitare në rajon.

Një kameraman i reuters dëshmoi bombardimet e qytetit Martuni në Nagorni-Karabaku, një enklavë malore e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, e cila, megjithatë, drejtohet dhe banohet nga armenët.

Shkelja e armëpushimit të bërë përmes Rusisë, me synimin për të lejuar palët në konflikt të shkëmbejnë të burgosurit dhe trupat e të vdekurve, zvogëlon mundësitë për paqe pas shpërthimit të konflikteve vdekjeprurëse më 27 shtator.

Ndërkohë, numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Zyrtarët armenë në Nagorni-Karabaku thanë se 542 ushtarë ishin vrarë, 17 më shumë se e hëna. Azerbajxhani ka njoftuar se 42 civilë azerbajxhanas janë vrarë dhe 206 janë plagosur që nga 27 shtatori.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel