Një vit pa shtëpi/ Në Zambisht të moshuarit jetojnë me ndihmën e fqinjëve

13/10/2020 12:29

Gati një vit pas tërmetit shumë familje po vuajnëende pasojat e lëkundjeve.

Në Zambisht të njësisë administrative Lekaj te bashkisë Rrogozhinë ka ende familje që thonë se nuk u ka ardhur askush në ndihmë. Kadife Barahoxha jeton bashkë me bashkëshortin ne këtë banesë me muret të çarë me frikën se një tërmeti tjetër nuk do t’i mbijetojnë.

Por më e rëndë paraqitet situata për Naile Seferin, një e moshuar që jeton vetëm me djalin ne banesën e dëmtuar nga tërmeti dhe te degraduar nga lagështia e madhe. Gatimet i bën ne një kasolle jashtë ne oborr duke ndezur zjarr.

Edhe fqinjët e te moshuarës kërkojnë ndihmë pasi janë ata që u gjenden afër për t’ua lehtësuar këtë barrë.

Top Channel