Meksika heq statujat e Kristofor Kolombit para se të rëzohen nga protestuesit në marshim

13/10/2020 20:33

Qeveria e Meksikës ka çmontuar një statujë të bronztë të Kristofor Kolombit dhe ka rrethuar një tjetër me gardhe mbrojtëse para protestës së përvitshme në përvjetorin e mbërritjes së eksploratorit në kontinentin amerikan në 1492.

Statuja e hequr e lundrimtarit italian të shekullit të 15-të bashkë me katër murgjit katolikë që e shoqëronin, kishte qëndruar me dekada në rrethrrotullimin kryesor të kryeqytetit Mexico City.

Autoritetet thanë se ajo është hequr për punime restaurimi por shtuan se është gjithashtu koha për reflektim mbi trashëgiminë e Kolombit, duke shtuar spekulimet në media se monumenti nuk do të rikthehet më.

Janë disa statuja të eksploratorit që tashmë janë hequr ose rrëzuar nga protestuesit në qytetet e SHBA që prej nisjes së lëvizjes anti-racizëm ‘Black Lives Matter’, që ka shkaktuar një riekzaminim global të epokës së kolonizimit dhe skllavërisë.

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador dhe kryebashkiakja e kryeqytetit Claudia Sheinbaum sugjeruan se pjesërisht arsyeja e largimit të statujave ishte evitimi i vandalizimit të tyre nga protestuesit.

“Është më mirë që këto difrenca të zgjidhen paqësisht, të mos hakmerremi ndaj statujave apo skulpturave,” tha Lopez Obrador.

FOTO GALERI
2/3
Nje tjeter eshte rrethuar me gardh mbrojtes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA