Italia planifikon të marrë masa të reja kufizuese në shkallë kombëtare ndërsa infektimet kanë arritur nivele që nuk shiheshin që nga marsi.
Ekspertët italianë u mblodhën të hënën për të diskutuar mbi kufizimet e reja që pritet të hyjnë në fuqi më vonë, gjatë javës ndërkohë që infektimet e reja kanë kaluar për disa ditë shifrën 5, për të parën herë që nga marsi.
Viktimat nga virusi sidoqoftë janë shumë herë më të ulëta krahasuar me pikun e pandemisë në pranverë. Vetëm të hënën, u raportuan 4619 raste të reja të koronavirusit dhe 39 viktima. Ndërkohë, tamponët e kryer ishin rreth 20 mijë. Ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza, tha se ai kishte propozuar ndalimin në shkallë kombëtare të festave private ndërsa Roma do të rishohë oraret e hapjes së bareve dhe restoranteve.
Tani ne na duhet një ndryshim ritmi, duhet të ndërhyjmë me disa masa, të pakrahasueshme me ato të së shkuarës, që do të na lejojnë ta vendosim shpërthimin nën kontroll dhe të evitojmë masa të tjera në vijim – tha Speranza. Më herët, ministri i jashtëm, Luigi di Maio, përjashtoi mundësinë e një izolimi të dytë duke thënë se ekonomia nuk mund ta përballonte atë.
Top Channel