Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në Kosovë ka bërë të ditur se ka ekzekutuar të martën pagesën e parë në përkrahje financiare për bizneset e vendit.
Sipas një komunikate për media të kësaj ministrie, nga 60 milionë euro që ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës për të ndihmuar bizneset, janë ekzekutuar mbi 37 milionë euro për rreth 16 mijë biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet në këtë fazë.
Ndërkaq, pjesa tjetër e mjeteve tek bizneset thuhet se do të ndahet në ditët në vijim.
Qeveria e Kosovës më 28 shtator ka ndarë 60 milionë euro për bizneset private, për t’i rikuperuar humbjet që kanë pësuar nga pandemia COVID-19.
Bizneset është thënë se do të ndihmohen në bazë të listës së numrit të punëtorëve të regjistruar që kanë në muajin dhjetor të vitit 2019, ndërkaq për bizneset e reja merren të dhënat e muajit korrik të vitit 2020.
Top Channel