Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para me COVID-19, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 16 mijë e 247.

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bëhet e ditur se janë 14 mijë e 368 persona që janë shëruar nga virusi korona. Mirëpo janë edhe 648 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me koronavirus.

Ndërsa 1 mijë e 231 janë raste aktive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK). Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 648 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.231”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinës 21 raste, komuna Gjilanit 11 raste, komuna e Gjakovës 10 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Podujevës 2 raste dhe me nga një rast komunat e Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

Top Channel