Autoritetet shëndetësore në Izrael sot raportuan 3.097 raste të reja me koronavirus mes bllokimit total për të ndaluar përhapjen e pandemisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus arrin në 295.037, përfshirë 2.021 vdekje dhe 241.764 të shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Të paktën 801 pacientë mbeten në gjendje kritike, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Mes një rritjeje eksponenciale të rasteve, Izraeli u kthye në vendosjen e bllokimit total i cili do të mbetet në fuqi deri më 14 tetor.
Javën e kaluar, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se bllokimi do të hiqet ngadalë dhe në një proces gradual që mund të vazhdojë edhe për një vit të tërë.
Këshilli Ministror izraelit për Çështjet e Koronavirusit është planifikuar të takohet të martën për të diskutuar heqjen graduale të bllokimit që u vendos tre javë më parë.
Top Channel