Rritja e numrit të të infektuarve nga COVID-19 gjatë këtyre ditëve ka bërë që Qeveria e Italisë t’i shtrëngoj masat për të parandaluar përhapjen e virusit korona.
Masat e reja të vlefshme të vendosura deri në 30 ditët e ardhshme parashikojnë ndalimin e organizmit të festave private si në ambiente të mbyllura ashtu dhe në ato të hapura.
Është ndaluar mbajtja e festave familjare, darkat, festat me mbi 6 të ftuar që nuk bashkëjetojnë me të zotët e shtëpisë. Po ashtu restorantet e baret nuk do të mbyllin më në ora 24.00 por në ora 21.00 të mbrëmjes, ndalohet konsumi në këmbë e do të lejohen t’u shërbejnë klientëve vetëm lokalet që kanë tavolina në ambiente të mbyllura e të hapura.
Qeveria italiane ka ndaluar edhe gjitha ekskursionet shkollore e ndeshjet “calceto” të sporteve të tjera me kontakt fizik e në nivel amatorial.
Për kinematë e teatrot mbetet limiti i 1000 personave në ambiente të hapura e të 200 personave në ambiente të mbyllura.
Në stadiume do të lejohet mbushja e 15% e kapacitetit të tyre por jo më shumë se 1000 spektatorë.
Diskotekat e sallat e kërcimit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura ndërsa do të lejohen panairet e kongreset në respektim të normativës së distancimit sociale e të numrit të lejueshëm të pjesëmarrjes, shkruan ora news.
Vazhdon të mbetet rregulli i mbajtjes së detyrueshme të maskave si në ambient të mbyllur dhe në atë të hapur e përjashtohen fëmijët nga 0 në 6 vjeç, personat me patologji të ndryshme të pa rekomandueshme për mbajtjen e maskave si dhe personat që kryejnë sport. E rekomandohet fortësisht mbajtja e maskave dhe në ambiente shtëpie në prani të personave me të cilët nuk bashkëjeton.
Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 4619 të infektuar e 39 viktima me një rritje të rasteve në 3689 duke e çuar numrin e rasteve pozitive aktive në 82 764.
Top Channel