Gjuriq: Prishtina është duke bërë përpjekje të mëdha për ta ndërprerë dialogun

13/10/2020 10:14

Ambasadori i ri serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marko Gjuriq thotë se Kosova është duke bërë përpjekje për të pezulluar dialogun dhe që nuk dëshiron ndonjë rezultat.

Ai ka njoftuar se sot në Beograd do të ketë një takim me përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova, në të cilin do të diskutohet për përgjigjen që do të japë pala serbe.

I pyetur lidhur me deklarata e fundit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti se nuk do të pranoj të bëhen negociata shtesë rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai thotë se kjo përçon një mesazh të papërgjegjësisë, shkruan Tanjug.

Top Channel