Gjuajtesi rus MiG-31 simulon dyluftim ajror në stratosfere (video)

13/10/2020 16:41

Megjithse ka hyrë në shërbim në fund të viteve 1980, gjuajtësi i rëndë i Rusisë Mikoyan MiG-31 është provuar si një nga avionët më rezistentë të forcave ajrore dhe me modifikimet e fundit ai dislokon dhe raketën hipersonike Kinzhal.

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar së fundmi pamjet e pilotëve të MiG-31 që praktikojnë luftime ajrore në stratosferë mbi flotën e Paqësorit, në rajonin rus të Lindjes së Largët, Kamchatka.

Në video avionët shihen që ngrihen në lartësi deri në 20,000 metra për të praktikuar interceptimin e avionëve ‘armikë’, para se të kthehen përsëri në tokë.

Duke komplikuar manovrat, pilotëve u kërkohet të zbulojnë ‘armikun’ pa ndihmën e radarëve tokësorë.

MiG-31 ka qenë shpesh në titujt e lajmeve kohët e fundit pas një rritje të misioneve të zbulimit të NATO-s pranë kufijve të Rusisë ne Lindjen e Larget.

FOTO GALERI
2/3
Pilotët e MiG-31 praktikojnë luftime ajrore në stratosferë mbi flotën e Paqësorit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA