E hedh disa metra tutje/ Tentoi ta arrestonte, i riu merr para me Mercedes policin

13/10/2020 16:48

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Britaninë e Madhe.

Shoferi i një makine është vënë në pranga, pasi përplasi me makinën e tij tip “Mercedes Benz” një polic, i cili po përpiqej ta arrestonte. Sipas raportimeve policia ishte vënë në ndjekje të 26-vjeçarit Aydin Altun, pasi kishte mësuar se ai lëvizte me armë pa leje.

Por kur njëri nga policët tentoi të ndalonte Altun, ky i fundit merr përpara me makinë policin duke e hedhur disa metra më tutje. Fatmirësisht raportohet se policia shpëtoi me dëmtime të lehta, ndërsa 26-vjeçari është arrestuar nga policia dhe pritet të dalë para trupës gjykuese.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel