Një lajm i trishtë ka tronditur Italinë.
Maria Chiara Previtali ka ndërruar jetë vetëm një ditë pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të 18-të. Mediat italiane shkruajnë se e reja vdiq si pasojë e një sasie të tepërt heroine, të cilën i dashuri i saj, Francesco Gunucci ia kishte dhuruar për ditëlindje.
“Ishte dhurata që ajo kishte kërkuar për ditëlindjen e saj. Për të ishte hera e parë “, tha Gunucci para hetuesve.
Para grupit hetimor, 21-vjeçari ka treguar me detaje ditën e fundit që kaloi me të dashurën. Ai është shprehur se e morën heroinën gjatë drekës dhe atë natë, ajo shkoi në shtëpinë e tij për të fjetur me të. Të nesërmen në mëngjes, pasi u zgjua, Franceso kuptoi se e dashura kishte ndërruar jetë.
Ai u përpoq ta zgjonte, por ishte shumë vonë, e reja kishte ikur përgjithmonë.
Top Channel