Covid-19 rrit nivelin e papunësisë në Britaninë e Madhe

13/10/2020 14:14

Niveli i papunësisë në Britaninë e Madhe vazhdoi rritjen gjatë tre muajve që përfunduan në gusht, në 4,5% mesatarisht kundrejt 4,1% mes majit dhe korrikut, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Duke filluar nga shtatori, 673 000 persona më pak ishin të punësuar krahasuar me muajin mars, në momentin kur filloi të ndjehej ndikimi i plotë i pandemisë, theksoi sot në raportin e saj mujor për tregun e punës Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

Përveç kësaj, ONS specifikon se muajin e kaluar, 2,7 milionë persona kërkuan të përfitojnë nga të ardhurat minimale, qoftë për punonjësit me të ardhura të ulëta ose për ata pa punë, më shumë se dyfishi në krahasim me marsin.

Pavarësisht lehtësimit të masave kufizuese në korrik, kur pub-et dhe restorantet apo dhe palestrat, kanë mundur të ushtrojnë aktivitetin e tyre, orët e punës mes qershorit dhe gushtit kanë treguar vetëm shenja të dobëta të rimëkëmbjes.

Para pandemisë, niveli britanik i papunësisë ishte pranë nivelit më të ulët që prej rreth 45 vitesh, me 3,9%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA