25/12 22:52
ërfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell deklaroi se janë të shqetësuar nga hapja e një pjese të Maraş-it të mbyllur në Qipron turke.
Në një deklaratë në emër të BE-së, Borrell duke vënë theksin mbi statusin e rajonit Maraş tha “BE-ja kërkon që të përmbushen rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB)”.
“Mbështesin fillimin e bisedimeve për Qipron nën kujdesin e OKB-së dhe se BE-ja i përmbahet zgjidhjes së problemit të Qipros në kuadër të OKB-së”, tha Borrell.
Shefi i diplomacisë evropiane tha se pritshmëritë e tyre nga Turqia janë në këtë drejtim dhe se BE-ja është e gatshme të luajë rol aktiv në bisedime.
Top Channel