Azerët duan Turqinë, të marrë pjesë në bisedimet e paqes

13/10/2020 10:22

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev e bëri të qartë se kërkon që edhe Ankaraja të marrë pjesë në bisedimet me Armeninë, ndonëse nuk e di kur mund të nisin ato.

Sipas Aliyev, grupi i Minskut, i formuar për të ndërmjetësuar konfliktin dhe i udhëhequr nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, ishte i njëanshëm dhe se Turqia, të cilën e përshkroi si fuqi globale për shkak të përfshirjes së saj Siria, Libia dhe konfliktet e tjera ndërkombëtare, duhet të jetë të pjesë e përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjes.

“Turqia është anëtare e grupit të Minskut, përse të mos mes bashkëkryesuesve? Edhe nëse shumë vende perëndimore nuk duan ta pranojnë, e vërteta është se fjala e saj ka peshë dhe ajo vetë është plotësisht e pavarur,” u shpreh presidenti azer. BE-ja u shpreh së fundi thellësisht e shqetësuar nga shkelja e armëpushimit dhe raportet e sulmeve mbi civilët. Kreu I diplomacisë europiane, Josep Borrell bëri thirrje që palët të angazhohen pa vonesë në negociata me ndërmjetësimin e grupit të Minskut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA