Afrikë, mbi 1.3 milionë të shëruar nga COVID-19

13/10/2020 11:00

Në kontinentin e Afrikës numri i të shëruarve nga koronavirusi ka kaluar shifrën 1 milion e 318 mijë.

Sipas faqes së internetit “Worldmeter”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 5.961 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 1.593.247 ndërsa numri i viktimave me 194 vdekje të reja arrin në 38.326.

Derisa vazhdojnë trajtimin 236.588 raste, në kontinent kanë arritur të fitojnë betejën me virusin 1.318.297 persona.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 17.863, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.648 dhe në Marok 2.636 vdekje.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 693.359 raste, Maroku me 153.761 dhe Egjipti me 104.062.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA