Krishtlindja në Kosovë/ Mesazhi i ipeshkvit Dodë Gjergji: Mjaft me urrejtje, me përçarje dhe fyerje
25/12 14:41
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Kishën Katolike në Gjakovë, ka ndodhur një grabitje e rëndë.
Prifti i kësaj kishe ka raportuar në Polici se ka gjetur derën e hapur me forcë ku grabitësit kanë vjedhur gjësende me vlerë, përfshirë edhe të holla.
“Ankuesi (prift i kishës katolike) deklaron se kur kishte shkuar ne kishë për meshë kishte vërejtur se dera e hyrjes ishte e hapur me forcë dhe arka ku njerëzit i lenë te hollat për bamirësi ishte e hapur dhe pas kontrollimit ka vërejtur se mungon tabërnakull (shtëpiza ku ruhet sakramenti).
Vlera e demit nuk dihet. Ne vendngjarje kanë dalë patrulla dhe hetuesit policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Top Channel