Pesë lojtarë janë testuar pozitivë për Covid-19 gjatë raundit të fundit të testimeve në Premier Ligë.
1,128 lojtarë dhe pjesë e stafit janë testuar prej 5 tetorit deri më 11 tetor. Shifrat nga hera e kaluar në kuadër të testimeve kanë pësuar rënie. Ata që kanë rezultuar pozitivë nuk janë bërë të ditur dhe në bazë të protokollit shtetëror do fillojnë vetë-izolimin për dhjetë ditë.
“Premier Liga mund të konfirmoj sot që mes 5 tetorit deri më 11 tetor, të shtunën, 1,128 lojtarë dhe pjesë e stafit të klubeve janë testuar për virusin Covid-19. Prej këtyre, vetëm pesë teste ishin pozitive. Nga sot lojtarët apo pjesa e stafit që kanë rezultuar pozitivë do fillojnë vet-izolimin për 10 ditë,” ka konfirmuar Premier Liga përmes një deklarate.
Top Channel