Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari tregoi këtë pasdite në emisionin “Ftesë në 5”, traumat që ka kaluar në jetë.
Ajo tha se në moshën 15-vjeçare ka nisur terapinë te psikologu, e kjo gjë vazhdoi deri në moshën 22-vjeçare. Ndër të tjera, Zhaklin tregoi se është familjarizuar me ankthin, depresionin dhe shqetësimet psikologjike, që atë nuk e kanë lejuar të ketë një ekuilibër të mirë me veten dhe atë që e rrethon.
“Unë kam pasur një jetë të vështirë dhe disa trauma në jetë. Për herë të parë te psikologu kam shkuar në moshën 15-vjeçare dhe kam vazhduar terapi deri në moshën 22-vjeçare. Jam shumë e familjarizuar me psikologun, jam shumë e familjarizuar me ankthin, depresionin, me shqetësime psikologjike, të cilat nuk të bëjnë që të jetosh mirë dhe të kesh një ekuilibër të mirë me veten dhe atë që të rrethon”.
Top Channel