Kjo javë nisi me një mungesë në studion e “PërPuthen”.
Tea nuk ishte e pranishme në studio pasi kishte realizuar një ndërhyrje, më konkretisht balonin gastrik. Kjo ndërhyrje ka si qëllim që Tea të humbasë në peshë. Ajo e argumentoi këtë zgjedhje pasi tha se ka një jetë të ngarkuar dhe zakonisht ha jo shëndetshëm. Kështu që përmes kësaj ndërhyrjeje ajo shpreson të humbë në peshë dhe tanimë të ushqehet shëndetshëm.
“Ndihem mirë, vetëm se më përzihet pak. Është një procedurë që kam kohë që mendoja ta bëja, por tani e mora guximin dhe pres rezultatin. E bëra për të humbur peshë dhe të ushqehem shëndetshëm. Nuk kam hasur probleme për shkak të peshës, sepse ndoshta jam dhe e re, por më vonë… Kam një jetë të ngarkuar dhe shpesh ha vetëm nëpër restorante”, tha Tea.
Top Channel