Autoritetet e shëndetësisë në Greqi raportuan një rekord ditor prej 13 viktimash të koronavirusit bashkë me 280 infektime të reja. Numri total i rasteve në vend që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar kështu në 22358 dhe ai i viktimave 449.

Nga 280 rastet e reja, 41 janë raste kontakti të brendshëm ndërsa 25 janë raste të ardhura nga jashtë. Nga totali i rasteve të koronavirusit të regjistruara në vend në fakt, 14.6 për qind konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 40.7 për qind janë të lidhura me një rast të njohur, të brendshëm.

Masa të reja kufizimi janë marrë nga autoritetet dhe kanë të bëjnë me numrin e personave që lejohen të hyjnë në restorante, muze dhe sajtet arkeologjike. Këto kufizime do të hyjnë në fuqi nga e hëna në athinë dhe disa rajone të tjera në vend, ku shkalla e infektimeve konsiderohet veçanërisht e lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA