Luka Modric - 25 milionë euro

Zyrat e Real Madridit nuk flenë kurrë. Është e vërtetë që nuk ishte provuar më parë një ritëm kaq i ulët blerjesh në merkaton e verës, por dimri parashikohet të jetë “i nxehtë” sa u përket vendimeve. Ndër më të rëndësishmit do të jetë rinovimi i kontratës së Luka Modricit.

Mesfushorit kroat i përfundon kontrata me “Los Blancos” në qershor 2021 dhe, për momentin, nuk ka marrëveshje për të zgjatur “dashurinë” mes palëve. Sigurisht që ekziston dëshira e madhe e lojtarit për ta mbajtur më gjatë veshur fanellën “mbretërore” me numrin 10. Kroati po përpiqet ta bëjë të qartë publikisht se qëllimi i tij është të vazhdojë dhe meqenëse është i vetëdijshëm se po arrin fundin e karrierës së tij, do të pranonte një pagë më të ulët.

Tani, nëse klubi mendon se koha e tij ka perënduar, mesfushori nuk do ta ketë aspak problem të hiqet mënjanë dhe të thotë lamtumirë. Do të jetë e vështirë për Real Madridin “të heqë qafe” lojtarin, sepse niveli që kroati ka shfaqur në ndeshjet e fundit luan në favor të tij. Luka është i vendosur të jetë në kundërshtim me kartën e tij të identitetit, që tregon 35 vite. Ai, për momentin, mbetet element kryesor i organikës së drejtuar nga Zidane.

Në këtë kampionat ka luajtur 294 minuta nga 360 të mundshme, duke qenë mesfushori më i përdorur nga trajneri francez, madje edhe përpara Casemiros. Në moshën e tij, është e kuptueshme që do të niste pjerrësia, kuptohet nga lart poshtë, por shenjat janë për të kundërtën.

As kthimi nga huazimi i talentit norvegjez, Martin Odegaard, nuk ka ndikuar në minutazhin e Modricit. Përkundrazi, e ka rritur ritmin. Pavarësisht formës së 35-vjeçarit, Real Madridi vazhdon të mendojë për të ardhmen, duke qenë pranë nënshkrimit me Eduardo Camavingan. Është e qartë se kroati nuk është i përjetshëm, por ndoshta është gati t’i kundërshtojë ata që mendojnë se nuk mund të bëjë më shumë kilometra.

Real Madridit po i mbaron koha për të vendosur se çfarë duhet të bëjë me një nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit. Duke filluar nga janari, Modric do të jetë i lirë të negociojë me çdo ekip tjetër. Sigurisht, konteksti nuk është i thjeshtë sepse, me efektet shkatërruese që ka sjellë pandemia, llogaritë në kampin “mernegues” nuk janë për goditje befasuese. Ndaj, rinovimi i Luka Modricit së shpejti mund të kthehet një çështje që i duhet dhënë patjetër drejtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA