Pritet vendimi për pjesëtarët e “Agimit të Artë”, qytetarë e policë mblidhen para Gjykatës së Apelit

12/10/2020 09:41
Qytetarët e mbledhur para Gjykatës së Apelit në Athinë

Forca të shumta policore janë vendosur para Gjykatës së Apelit në Athine pasi pritet në këto momente vendimet e dënimit për pjesëtarët e “Agimit të Artë” dhe jashtë ndërtesës janë mbledhur përsëri shumë qytetarë.

Sipas informacioneve të para gjykata nuk ka pranuar asnjë masë lehtësuese për vrasësin e antifashistit Pavlos Fyssas, neonazistit Georgiso Rupakias, si dhe për shtatë prej liderëve kryesorë të kësaj partie që është shpallur organizatë kriminale.

Anëtarët e AA po përpiqen me anë të apelimit të marrin dënime me kusht, në mënyrë që të mos dërgohen në burg.

Kujtojmë se më 7 tetor, Gjykata greke vendoi se Agimi i Artë është organizatë kriminale dhe aktet e saj janë krime ndaj njerëzimit.

68 eksponentët e kësaj organizate mes tyre edhe krerët më të lartë akuzoheshin se kanë kryer vrasje,plagosje,dhunime,shantazhe dhe dëmtime të pronës ndaj të huajve,emigrantëve por edhe sulme ndaj eksponentëve vendas të shoqërisë civile dhe të grupimeve të majta. Akti më barbar i kësaj organizatës famëkeqe naziste,është ekzekutimi i reperit të njohur grek, Pavlis Fisas prej një eksponenti të kësaj organizate.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel