Presidenti azer Aliyev: Jerevani duhet të falenderojë Putin që e shpëtoi përsëri

12/10/2020 19:29
Nje grua e vjeter qendron ne ndetesen e demtuar nga artileria ne Nagorno-Karabak

Presidenti i Azerbaixhanit, Ilham Aliyev i bëri thirrje kryeministrit armen Nikol Pashinyan të falenderojë presidentin rus Vladimir Putin që sipas tij e shpëtoi Armeninë.

“Kur Pashinyan na dha një ultimatum, ai ofendoi ndjenjat e popullit të Azerbaixhanit, dhe për këtë meritonte të dënohej” tha Aliyev për të përdirtshmen ruse RBK.

“Ai duhet të falenderojë Putin për faktin që përsëri Rusia ndërhyri të shpëtonte Armeninë.”

Në fundjavë Rusia ndihmoi në arritjen e armëpushimit mes Baku e Jerevan. Por dy ditë pas marreveshjes të dyja fqinjët rivalë akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje, pas raportimeve për goditjhe me artileri në fshatra në të dyja anët e konfliktit.

Sipas Aliyev, “varësia 100% e Armenisë” nga Rusia bën që Moska të ketë shumë influencë ndaj Jerevan, si dhe shtoi se i ka kërkuar vazhdimisht Rusisë të bindë Armeninë t’i japë fund “pushtimit të Nagorno-Karabakh. Por deri tani Moska nuk e gatshme ta ndërmarë këtë hap”.

Megjithse Rusia ka vepruar si ndërmjetëse në konfliktin Armeni-Azerbaixhan, ajo është zyrtarisht aleate e Jerevan sipas traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), dhe është e detyruar të ndihmojë nëse territori i saj sulmohet.

Në 1991, Nagorno-Karabakh shpalli pavarësinë nga Azerbaixhan por si Baku dhe Jerevan pretendojnë lidhje të forta me rajonin. (RT.com)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA