Policia në Bjellorusi/ Forcë maksimale ndaj protestuesve

12/10/2020 21:33

Policia në Bjellorusi është autorizuar të përdorë forcë maksimale, nëse do të jetë e nevojshme, kundër protestuesve qeveritarë.

Lëvizja ishte një reagim ndaj grupeve që gjithnjë e më shumë po radikalizohen dhe po bëhen të dhunshme, që po protestojnë kundër Lukashenkos – tha një zyrtar i qeverisë. Protestat kanë përfshirë vendin që kur Lukashenko shpalli fitoren në zgjedhjet e kontestuara të gushtit.

Autoritetet bjelloruse janë akuzuar për forcë të tepruar dhe tortura në shtypjen e protestave masive që pasuan në rrugë. Duke iu referuar protestave të së dielës në kryeqytet, zëvendësministri i Brendshëm, Gennady Kazakevich tha se ishin ato ishin bërë të organizuara dhe ekstremisht radikale.

“Në emër të Ministrisë së Brendshme, unë them se nuk do të lejojmë më dhunën nëpër rrugë dhe do të garantojmë ligjin në vend. Personeli i policisë dhe trupat e ushtrisë do të përdorin pajisje të posacme dhe armë vdekjeprurëse nëse do të jetë e nevojshme”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, të mbledhur në Luksemburg thanë se ishin gati të zgjeronin sanksionet dhe të përfshinin në listë edhe vetë lukashenkon. Ky i fundit nuk ishte në listën e 40 zyrtarëve bjellorusë që më herët janë sanksionuar nga BE-ja. Por, ministrat thonë se refuzimi i presidentit për të marrë në konsideratë mundësinë e zgjedhjeve të reja si mënyrë për të kapërcyer krizën, nuk i lë bllokut zgjidhje tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA