Komisioni i Përzgjedhjes në Byronë Kombëtare të Hetimit ka mbyllur proccesin e e shqyrtimit të aplikimive fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve.
Nga 653 aplikime janë kualifikuar 424 kandidatë dhe 229 kandidatë janë eleminuar.
Nga 424 hetues që kanë kaluar fazën e parë prej tyre do të zgjidhen 60 hetues që më pas do të trajnohen nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.
Kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.
Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
BKH është një institucion i dalë nga Reforma në Drejtësi, ose drejtësia e re dhe do jetë struktura hetuese e prokurorëve të SPAK, për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivele të larta qeverisëse.
Lista e Plotë:
Top Channel