‘Nuk do të humbasë kohë me Putinin’, Trump: Takim i ri vetëm nëse ka një marrëveshje për Ukrainën Rusia do të dëbojë dy diplomatë bullgarë gati tre javë, pasi dy pjesëtarëve të stafit të ambasadës ruse në Sofje, të akuzuar për spiunazh iu kërkua të largohen.
Duke e përshkruar veprimin e Bullgarisë si të pabazë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se e ka thirrur ambasadorin bullgar në Moskë, Atanas Krystin, për ta informuar se dy diplomatë, me seli në Moskë, janë shpallur “persona non grata”.
Të padëshirueshëm ndërkohë i kishin shpallur autoritetet bullgare dy diplomatët rusë në 23 shtator. Akuzat ndaj tyre ishin se kanë mbledhur informacione sekrete shtetërore mbi planet e Bullgarisë për të modernizuar ushtrinë. Por për shkak të imunitetit diplomatik, ndaj tyre nuk ka mundur të vazhdojë procedimi penal.
Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, me lidhje përgjithësisht të mira me Rusinë, e cila e furnizon atë me energji. Sofja, edhe në janar, deboi dy diplomatë rusë, nën dyshimet se kishin kërkuar informacione të klasifikuara.
Top Channel