Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli thotë se të mos të filet për postin e presidentit, meqë siç thekson ai vendi e ka një president.
Pacolli shkruan edhe pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë.
“Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë … Tani mos te flitet për Presidentin, ne e kemi Presidentin”, shkruan Pacolli në profilin e tij ‘facebook’.
Pacolli po ashtu ka thënë edhe se liderët e partive politike duhet të lënë anash inatet politike.“Tani është momenti i fundit dhe shpresoj fort që të gjithë liderët politik njëherë e përgjithmonë të lënë anash interesat personale, klanore dhe partiake dhe të kontribojnë për të mirën e vendit. Tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve”, ka shkruar Pacolli.
Top Channel