Archie i vogël paska hedhur hapin e parë gjatë karantinës dhe Meghan e njoftoi emocionuar gjatë një live chat me aktivisten për të drejtat e grave, Malala Yousafzai, me rastin e festës ndërkombëtare të vajzave.
“Ne ishim të dy dhe e pamë tek hodhi hapin e parë. I kemi parë të gjitha. Përpjekjen e parë për të vrapuar. Madje e kemi parë dhe tek u rrëzua. Të gjitha këto momente speciale, ndërsa kalonim kohën në karantinë. Ishte fantastike, sepse këto momente në të cilat nuk mund të lëviznin dhe të kryenim udhëtime i kaluam në praninë e njëri –tjetrit, dhe patëm mundësinë të shikonim Archin të rritej” -tha ajo ndërsa diskutonte me aktivisten e re në lidhje me rëndësinë dhe rolin në edukimin e grave.
Që kur filloi pandemia, Harry dhe Meghan u vendosën në Montecito të Kalifornisë. Gjatë kësaj periudhe ata kanë zhvilluar shumë takime online në Zoom.
Top Channel