Lufta me Armeninë detyron federatën azere të luajë ndeshjen ndaj Qipros në ” Elbasan Arena”

12/10/2020 18:45

Për shkak të luftës që po zhvillohet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për Nagorni Karabakun, kombëtarja azere është detyruar që ndeshjen ndaj Qipros ta luajë në një shtet tjetër.

Federata azere ka vendosur që këtë ndeshje të zhvillojë pikërisht në Shqipëri në “ Elbasan Arena”.

Ky vendim ka ardhur edhe si shkak se në krye të azerbaxhanasve ndodhet ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

Kombëtarja azere që prej mbrëmjes të së dielës ka zbarkuar në Tiranë.

Pasditën e të kësaj të hënëje, ata kanë zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes me qipriotët në stadiumin “ Selman Stërmasi”, në Tiranë.

Ndeshja Azerbajxhan-Qipro do të luhet në orën 18:00 në ” Elbasan Arena”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA