TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një prononcimi për mediat ka folur rreth miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duke dhënë një mesazh të prerë për Presidentin Ilir Meta.

Rama ka thënë se nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kthehen në parlament nga presidenti Ilir Meta, siç ky i fundit ka paralajmëruar, Kuvendi do t’i votojë sërish.

Rama u pyet edhe për planin 5 pikësh të kreut të PD-së Lulzim Basha, duke thënë se “nuk ia ka idenë këtij lloj plani”.

“Nëse presidenti Ilir Meta dërgon  në Kuvend kthim të Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet. Nuk ia kam idenë për plan me 5 pika të Lulzim Bashës. 5 qershori është respektuar. 30 qershori është respektuar dhe nuk ka asgjë më për të thënë dhe s’ka kohë për të humbur. Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta ktheje sa më parë. Pasi nuk ma më kohë për implementimin”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA