Indi, shkon në mbi 109 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19
12/10/2020 09:43
Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 816 persona.
Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 816 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 109.150.
Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 66.732 raste të reja dhe numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 7.120.538.
Ndërkohë, numri i të shëruarve ka arritur në 6.149.535. India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.
Top Channel