Kreu i OBSH, ka kritikuar mbështetësit e teorisë së ‘imunitetit të tufës’ në pandemi.
Imuniteti i tufës ndodh kur një pjesë e madhe e komunitetit bëhet imune ndaj një sëmundjeje, duke ndërprerë kështu transmetimin dhe duke mbrojtur ata që nuk janë imunë.
Imuniteti i tufës mund të arrihet përmes vaksinave ose kur një numër i mjaftueshëm njerëzish janë shëruar nga një sëmundje dhe kanë fituar rezistencë ndaj infektimeve të ardhshme. Duke qenë se asnjë vaksinë koronavirusi nuk është miratuar ende, disa kanë ngritur argumentin e imunitetit të tufës duke lejuar përhapjen e virusit. Por, në një konferencë për shtyp, shefi i OBSH e quajti këtë tezë shkencërisht dhe etnikisht problematike.
“Asnjëherë në historinë e shëndetit publik, imuniteti i tufës nuk është përdorur si një strategji për të reaguar ndaj një shpërthimi. Jo më një pandemie. Është shkencërisht dhe etnikisht problematike”.
Ai shtoi se pasojat afatgjata të koronavirusit janë ende të panjohura dhe se nuk është e qartë se sa i fortë apo sa zgjat imuniteti tek njerëzit. Lejimi i Covid 19 të qarkullojë pa kontroll do të thotë lejim i infektimeve, vuajtjeve dhe viktimave të panevojshme.
Top Channel