“Frozen fashion week”, fillon java e modës për fëmijët

12/10/2020 14:40

E vetme në llojin e saj dhe e vendosur në botën e përrallave, pas pasarelave të Londrës, New York, Milanos dhe Parisit vjen dhe sfilata më e veçantë, Frozen Fashion Week, e cila i dedikohet tërësisht fëmijëve.

Ky event do të marrë jetë me një sërë zhvillimesh virtuale. Në fotografinë zyrtare të posterit është vajza e vogël e Paul McCartney e veshur me koleksionin vjeshtë-dimer 2020 të Disney Frozen 2- Sekreti i Arendel. Zemra e projektit, i cili përfundon në 18 tetor me një sfilatë finale, do të jetë e përbërë nga 5 spektakle virtuale, që do të shfaqen në kanalin e Facebook Disney.

Do të jenë 50 veshje për 16 sfilues të rinj. Me këtë rast Ëalt Disney Animation Studios do të përcjellë për herë të parë dhe skicat e fustanit të festës së Elsës, të dizenjuar nga Jean Gilmore, drejtuesi artistik, si dhe skicat e para të fustanit të Mbretëreshës së Dëborës. Kjo sfilatë është e ambientuar në botën fantastike të Arandel të filmit Frozen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA