Dita e 15 e grevës së naftëtarëve/ “Duam lekët tona”, qytetarë mblidhen në protestë, marshim drejt bashkisë

12/10/2020 10:32

Qindra naftëtarë janë mbledhur edhe paraditen e kësaj të hëne përpara rafinerisë së naftës në Ballsh.

Sot u shënua dita e 15 e grevës së naftëtarëve të Ballshit. Ashtu siç edhe kishin paralajmëruara, ata do të bllokojnë rrugën kryesore Fier-Ballsh.

Me thirrjet “duam lekët tona“, protestuesit kanë nisur marshimin nga uzina drejt qendrës së qytetit të Ballshit.

Pasi bllokuan rrugën nacionale, protestuesit i bëjnë thirrje qeverisë dhe kryeministrit të veprojnë, pasi 900 familje naftëtarësh janë në gjendje të rëndë ekonomike.

Pas bllokimit për më shumë se 30 minuta të rrugës nacionale protestuesit janë drejtuar në hyrje të bashkisë Mallakastër.

Bllokimi i rrugës nacionale ka shkaktuar bllokim të qarkullimit rrugor. Për pasojë ka patur edhe konflikte midis drejtuesve të mjeteve dhe protestuesve. Në protestë ka edhe prezencë të policisë së shtetit.

Top Channel