Aksidenti i merr jetën 29-vjeçares/ Motra kërkon që të vihet drejtësia pas 8 vitesh: Dua vetëm të vërtetën!

12/10/2020 13:30
Pamje nga "Shqipëria Live"

Një aksident i ndodhur në vitin 2012 me pasojë humbjen e jetës së Adelina Sinës është trajtuar ditën e sotmes në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Adelina Sina humbi jetën në moshën 29-vjeçare në datën 22 korrik të vitit 2012 nga një makinë që e përplasi ndërsa po kalonte rrugën dytësore në Golem. Motra e saj Valbona Sina kërkon drejtësi për motrën e saj akoma edhe pas 8 vitesh.

Ajo tregon se me vdekjen e motrës është shkatërruar e gjithë jeta e familjes. Valbona kërkon vetëm drejtësi për të motrën dhe aspak përfitim financiar.

“Unë jetoj në Torino, marr telefonatën që motra ka bërë aksident dhe pas disa orësh ndërroi jetë. I vetmi dëshmitar ka qenë një person që tha se kujtova se makina shtypi një qen, më pas ka qenë një polic, disa të tjerë thanë se aty nuk dukej mirë pamja, prandaj e kanë shtypur. Nuk kam pasur asnjë komunikim me personin. Nuk ia fal drejtuesit të mjetit që tha se motra u hodh drejt makinës. Dua të vërtetën, dua vetëm të vërtetën, dua të drejtën e motrës, unë lirohem nëse mësoj të vërtetën. Unë bashkë me motrën, kam humbur edhe mamanë, është me invaliditet, na ka shkatërruar si familje. U bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të vendoset drejtësia”, shprehet Valbona.

Avokati i familjes Sina, Kujtim Cakrani i ftuar në emision tregon se kjo çështje duhej të ishte mbyllur për 6 muaj, por vazhdon edhe pas 8 vitesh.

Ky është një aksident i ndodhur në rrugën dytësore, një makinë në shpejtësi e ka aksidentuar, më pas autori është ndaluar nga policia, është lënë i lirë pas 3 ditësh, pas 3 muajsh është pushuar çështja me motivin që nuk është faji i tij, por faji i të ndjerës që ka ndërruar jetë. E kanë ankimuar çështjen familjarët, Gjykata e Apelit e ka vënë të hetohet, pas një hetimit të gjatë Gjykata e ka pushuar si çështje. Djali që shkaktoi aksidentin ishte me timon në krah të kundërt, pa leje qarkullimi, me shpejtësi të lartë dhe pa siguracionin shqiptar. Ai duhet të ishte marrë i pandehur në fillim për këtë pjesë dhe më pas për aksidentin. Ekspertët kanë qenë të ndryshëm, në atë rrugë nuk duhet të ecësh më shumë se 30-40 km në orë. Ka pasur dëshmitarë, dëshmitare ka qenë edhe e dashura e personit, por ka dhënë dëshmi kontradiktore. Kjo vepër dënohet nga 3 deri në 8 vite, por ai është nën hetim dhe endet i lirë”, tha avokati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA