9 milionë banorë do të testohen për Covid-19 në pesë ditë në Kinë
12/10/2020 11:02
Populli i qytetit të Qingdao në Kinë do t’i nënshtrohet testimit për Covid-19 në 5 ditë.Testimi masiv ka ardhur si pasojë e dhjetëra rasteve të reja të infeksioneve.
Qingdao ka një popullsi prej 9 milionë banorësh, të cilët pritet ti nënshtrohen testit, teksa një metodë të tillë autoritetet përgjegjëse kineze e kanë quajtur si një mënyrë për të mbajtur nën kontroll pandeminë, raporton BBC.
E njëjta gjë ndodhi edhe në maj, kur i gjithë qyteti i Wuhan, ku edhe mendohet se nisi virusi, iu nënshtrua testit. Autoritetet e Kinës tashmë e kanë kthyer në strategji testimin masiv në momentin e parë kur një zonë shfaq të infektuar. Deri më tani ka rezultuar e suksesshme.
Top Channel