Ilnisa Agolli përmes ciklit “Fshatrat e Shqipërisë” na çon kësaj here në udhë drejt Beratit. Ka një histori të bukur fshati Vokopolë , dikur qytezë e Beratit.

Tanimë jetojnë fare pak njerëz. Varfëria të bie në sy si zemra e tyre e madhe, por siç thotë shprehja popullore asgjë tjetër nuk ka rëndësi se sa “Bukë, kripë e zemër t’bardhë”.

Fshati lashtë mes ullinjëve i rrethuar me pyje, drurë frutorë e toka bujqësore dikur ka qenë një lulëzim i ekonomisë. Vokopola mbeti në histori si një vend me vlerë të lartë patriotike nga 30 nëntori i vitit 1912, prej ku u cilësua si ballkoni i ngritjes së flamurit kombëtar për gjithë qytetin e Beratit.

Episod i ngrohtë i një Vokopole që po harrojmë, natyrë që të impresionon me shtëpitë e vendosura majë kodrinave ku ruhet ende tradita nga të fundit autoktonë të mbetur. Për më shumë shihni videon më poshtë :

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA