“Më ke prishur punë” Fifi përballet me Stresin në “Shiko Kush LUAN” pas deklaratës së tij se kanë qenë të lidhur bashkë!

11/10/2020 21:59

I ftuar në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën, Stresi u përball jo vetëm me sfida të sikletshme, por edhe me këngëtaren e spektaklit, Fifin.

Dy artistët kishin shkëputur kontakt me njëri-tjetrin pas një deklarate që reperi kishte dhënë më parë; duke thënë se ai dhe Fifi kishin patur një lidhje dashurie.

Pas sfidës të Stresit, Fifi donte të sqaroheshin duke e pyetur se kur ata kanë qenë së bashku.

“Para dy vitesh në një intervistë ke thënë që ne të dy kemi qenë bashkë, kur kemi qenë bashkë ne?”, e pyeti Fifi.

Menjëherë Stresi i tregoi se ishte një ngatërresë pasi kishte thënë emrin gabim, por në atë moment e pyeti se nëse ishte kjo arsyeja pse ajo nuk i fliste.

Me shumë sportivitet Fifi e pranoi se kjo ishte arsyeja sepse i ka prishur punë të tjera nga kjo deklaratë nga ana e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA