Mbrëmja e së shtunës në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën pati shumë surpriza. Madje u rikthye edhe një nga lojërat shumë të dashura për publikun shqiptar “Martesë; Një natë me…; Refuzim.”
Pjesë e kësaj loje u bënë pjesë të gjithë të ftuarit, ndër ta edhe moderatori Labinot Gashi. Emrat e personalizuar për Labin në këtë lojë ishin: “Qëndresa Gashi-Bashkëshortja e Labinotit; Arilena Ara dhe Dafina Zeqiri.
Ndër këto tri emra, vazhdoi me martesën për bashkëshorten e tij dhe një natë (darkë) me Arilena Arën, ndërsa që në kategorinë “Refuzim” vendosi të thoshte emrin e Dafina Zeqirit. Duhet thënë se gjatë puntatës mendimi i Gashit lidhur me Zeqirin ishte: “Është këngëtarja ma IN e momentit”.
Top Channel